Ndeshje e fortë është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve janë takuar dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi.
Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35:31. Vendasit patën mbyllje më të mirë të ndeshjet dhe ndalën pikët. Por skuadra gjakovare ka treguar nivel dhe ka shpalosur synime për edicion të suksesshëm.
Tradicionalisht Trepça e Vëllaznimi luajnë ndeshje të forta dhe kështu ndodhi edhe të dielën mbrëma në Mitrovicë.
Për Trepçën ishte fitorja e dytë rresht. Ndërkohë Vëllaznimi pësoi humbjen e parë. Me këtë ndeshje u mbyll xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll.