Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria nuk lejon befasi, fiton pikët në Gjakovë

Hendbollistet e Vushtrrisë nuk kanë lejuar befasi të shtunën. Ato kanë fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 32:27. Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në hendboll.

Vëllaznimi në xhiron e kaluar fitoi ndaj Prishtinës dhe ka synuar fitore edhe ndaj Vushtrrisë. Por skuadra vushtrriase ka shfaqur më shumë për të fitur në fund me pesë gola dallim.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së katërt. Po në Gjakovë, KHF Shqiponja ka fituar ngushtë ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla. 31:29 në të mirë të Shqiponjës ishte rezultati në fund.

Ndërkohë Kastrioti i Ferizajt ishte më bindës. Kastrioti fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 41:28.

Të dielën është ndeshja Prishtina – Dukagjini. Ndeshja Ferizaj – Istogu është shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane të skuadrës ferizajase.