Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja i kthehet ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer të enjten nga Podgorica. Në mbrëmje lojtarët e Kombëtares A përkrahën nga afër lojtarët e Kombëtares U20 që shënuan fitore në kuadër të IHF Trophy. Të premten Kombëtarja jonë fillon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Slloveninë.
Sllovenia të enjten luajti ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2024. Në Maribor shënoi fitore 28:20 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Të dielën nga ora 19:30, Kosova e Sllovenia takohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Prej orës 20:00 në Sarajevë luajnë Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.