Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe familja kosovare e hendbollit e ka pritur me pikëllim njoftimin për vdekjen e gazetarit të njohur sportiv, Milaim Krasniqi. I ndjeri ishte prej emrave më të mëdhenj të gazetarisë sportive në Kosovë dhe kështu kontribuues në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Zëri i tij i veçantë do të mbahet gjatë në mend nga adhuruesit e sportit në Kosovë.
Në emër të FHK-së, familjen Krasniqi dhe kolegët e bashkëpunëtorët e të ndjerit i ka ngushëlluar presidenti Eugen Saraçini.
Milaim Krasniqi ka punuar gjatë në “Radio Kosova”, ndërsa fokusi i tij ishte në sport.
“E kemi pritur rëndë dhe me pikëllim lajmin për vdekjen e Milaim Krasniqit. Një gazetar i njohur, kontribuues për sportin vendor dhe një zë i pazëvendësueshëm, i ndjeri Krasniqi do të kujtohet gjithnjë nga hendbollistët dhe hendbolldashësit. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, kolegët e bashkëpunëtorët, por edhe për gjithë komunitetin sportiv në vend”, shkruan në telegramin e presidentit Saraçini.