Pas ndeshjeve të Superkupës, në fundjavë vazhdojnë garat kampionale në hendbollin kosovar. Në Superligën e hendbollistëve zhvillohet xhiroja e 17-të, e parafundit për pjesën e rregullt të kampionatit.
Derbi zhvillohet në Prishtinë, të dielën nga ora 17:00. Takohen Prishtina e Rahoveci, dy skuadra me pretendime për këtë edicion. Prishtina do të synojë të kthehet te fitorja, ndërsa Rahoveci të vazhdojë me fitore. Prishtina është e dyta në tabelë me 18 pikë. Rahoveci në vendin e katërt i ka 16 pikë.
Të dielën është edhe takimi Llapi – Trepça (18:00). Skuadra mysafire është favorite.
Të shtunën janë dy ndeshje. Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit, nga ora 18:00. Kurse ndeshja Vushtrria – Deçani luhet prej orës 19:00.