Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton derbin dramatik me Vushtrrinë

Portieri Mohammed Chahre Hachemi ndali një gjuajtje në sekondat e fundit për të ndihmuar fitoren e Trepçës ndaj Vushtrrisë.
Të dielën mbrëma në “Minatori”, Trepça fitoi me një gol epërsi, 31:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Ndeshja ishte e hapur dhe dramatike deri në fund.
Në fakt në pjesën e parë vendasit mbajtën vazhdimisht epërsi prej disa golash. Por në të dytën vushtrriasit u kthyen dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 25:22. Më pas u luajt ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund, kurse festa u takoi mitrovicasve.
Pos portierit Hachemi te Trepça u dalluan edhe Deniz Terziqi me dhjetë gola dhe Yassine Henahen me gjashtë. Lulzim Shabani shënoi pesë gola, duke përfshirë dy të fundit.
Te Vushtrria, Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 13 gola, ndërsa gjashtë i kishte Nemanja Drakuloviq.
Trepça është forcuar në pozitën e dytë. I ka 28 pikë. Vushtrria ka rënë në vendin e katërt me 22 pikë.