Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon gara në Superligën B

Ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll.
Ndeshja e fundit është luajtur të hënën mbrëma në Gjakovë në mes të Vëllaznimit dhe Llapit. Fitore me rezultat 44:35 ka shënuar skuadra e Vëllaznimit.
Luigj Kolaj i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa tetë i kishte Florian Rexha. Te Llapi nëntë gola i shënoi Altin Mani, derisa Blerton Hasani shtoi shtatë gola.
Vëllaznimi e ka përfunduar kampionatin 2022/2023 në pozitën e shtatë dhe do të luaj ndeshje plejauti për mbetje në Superligë. Në plejaut do të përballet me Samadrexhën që ishte e dyta në Ligën e Parë.
Deçani i vendit të tetë dhe Llapi i vendit të nëntë e humbin statusin e anëtarit të Superligës dhe edicionin tjetër do të garojnë në Ligën e Parë. Prej edicionit të ardhshëm, 2023/2024, Superliga do t’i ketë tetë skuadra.