Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha ndalet në barazim, largohet nga Superliga

Skuadra e Jusuf Gërvallës e ka ndalur në barazim skuadrën e Samadrexhës. Të shtunën në kuadër të xhiros së fundit (18) të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), Jusuf Gërvalla e Samadrexha luajtën 24:24 në Deçan.
Kështu Samadrexha do ta përfundojë kampionatin në vendin e tetë dhe në edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë. Samadrexha i ka 11 pikë. Jusuf Gërvalla përfundon kampionatin në vendin e nëntë me shtatë pikë dhe po ashtu largohet nga Superliga, njëjtë si Dukagjini i vendit të dhjetë.
Arjeta Imeraj i shënoi dhjetë gola për Jusuf Gërvallën të shtunën. Gjashtë i kishte Nurije Çekaj e pesë Adelina Qufaj. Te Samadrexha u dallua Arlinda Maloku me 14 gola. Fatime Basholli e Elisa Krasniqi i shënuan nga tri gola.
Po të shtunën, Prishtina fitoi 31:30 ndaj Kastriotit. Prishtina përfundon e pesta me 19 pikë, ndërsa Kastrioti i katërti me 23 pikë. Kastrioti i Ferizajt do të paraqitet në plejof.
Melike Ipçi e Arona Krasniqi i shënuan nga 11 gola për Prishtinën. Elza Reçica i kishte nëntë gola për Kastriotin, ndërsa gjashtë i shënoi Luljeta Sopjani.