Skuadra norvegjeze e hendbollisteve, Vipers Kristiansand, është fituese e Ligës së Kampionëve. Hendbollistet e Vipersit të dielën në finale të Championsit mposhtën skuadrën hungareze FTS-Rail Cargo Hungaria. Rezultati ishte 28:24 në të mirë të skuadrës norvegjeze.
Vipersi për herë të tretë rresht ka fituar garën kryesore evropiane.
Sunniva Andersen dhe Anna Vyakhireva shënuan nga gjashtë gola për kampionin. Por dallimin e bëri portierja veterane Katrine Lunde me plot 16 pritje.
Në ndeshjen për vend të tretë Gyori hungarez fitoi ndaj Esbjergut të Danimarkës me rezultat 28:27.
Turneu final i Championsit u zhvillua në Budapest. Si zakonisht ishte spektakël. Në finale ishin mbi 20 mijë shikues.