Besa Famgas është kualifikuar edhe në finalen e Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Istogun me dhjetë gola dallim, 21:11, në gjysmëfinalen e dytë.
Amar Muqolli u shqua me efikasitet, duke i realizuar dhjetë gola për ekipin pejan. Jon Gashi e Ilir Istrefaj i shënuan nga tri gola.
Tek Istogu, pesë gola i shënoi Blendor Çetaj, ndërsa dy i kishte Erolind Rugova.
Të hënën prej orës 16:00, Prishtina e Istogu luajnë për vendin e tretë. Ndërsa prej orës 17:30 në finale takohen Deçani e Besa Famgas.