Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë e ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.
Ndonëse pësuan humbje 2:0 (22:12 pjesa e parë dhe 22:10 pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë. Ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të fitojë.
Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në Lojërat në rërë dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë.
Nesër Kombëtarja jonë luan ndaj Kroacisë dhe Qipros.
Ekipin kombëtar nga afër e ka përkrahur presidenti i FHKsë, Eugen Saraçini.