Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë i ka luajtur edhe dy ndeshje të dielën në kuadër të Lojërave Mesdhetare në rërë. Në Heraklion të Greqisë, djemtë tanë fillimisht u përballën me Kroacinë. Pësuan 2:0 (30:10, 26:12).
Pasdite, Kombëtarja jonë luajti me Qipron dhe pësoi po ashtu 2:0 (20:11, 26:13). Në të dy ndeshjet në shprehje erdhi përvoja në hendbollin në rërë. Në momente Kombëtarja jonë shfaqi cilësi, por jo mjaftueshëm sa për të shënuar fitore.
Të kujtojmë që kjo është gara e parë e Kosovës në hendbollin në rërë. Lojtarët janë përzgjedhur nga skuadrat e hendbollit të rregullt dhe po fitojnë përvojë në disiplinën e re.