Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova pëson nga Spanja në çerekfinale

Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë ka pësuar të hënën nga Spanja në kuadër të Lojërave Mesdhetare në rërë. Ndeshja Spanjë – Kosova ishte e vlefshme për çerekfinale të ngjarjes mesdhetare.
Spanjollët, që kanë përvojë të gjatë e të suksesshme në hendbollin në rërë, shënuan fitore me 2:0 (28:12, 28:13).
Kombëtarja jonë për herë të parë po luan në ngjarje zyrtare në hendbollin në rërë dhe në Heraklion të Greqisë po fiton përvojën e duhur për të pretenduar rezultate më të mira.