Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 fiton edhe ndeshjen e dytë, kalon në gjysmëfinale si e para e grupit

Pas fitores shumë të thellë ndaj Azerbajxhanit, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane.
Të enjten në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova U17 e fitoi ndeshjen me Bullgarinë me rezultat bindës, 35:25. Kështu Kosova U17 kalon në gjysmëfinale si fituese e grupit A.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:12 në të mirë të vajzave tona. Në pjesën e dytë epërsia ishte dukshëm më e lartë, ndërsa në fund dallimi ishte dhjetë gola.
Andra Uglani ishte më efikasja te Kosova me tetë gola. Shtatë i kishte Arona Krasniqi, derisa nga pesë i realizuan Martina Bibaj e Diona Dresh.
Kosova U17 luan në gjysmëfinale të shtunën prej orës 13:00.