Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas pa telashe, Deçani merr pikët në Gjakovë

Besa Famgas ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultatin e lartë, 39:21. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës.
Arbios Mushkolaj i shënoi nëntë gola për Besën, ndërsa shtatë i kishte Olsi Mulaj. Me gjashtë gola ndeshjen e përfundoi Ajdin Smajlbegoviq.
Te Vushtrria, Amir Fazliu i shënoi gjashtë gola, ndërsa katër i kishte Adnan Musa.
Shumë më e barabartë dhe interesante ishte ndeshja mes Vëllaznimit dhe Deçanit. Deçanasit fituan në Gjakovë me rezultat 41:38.
Në pjesën e parë Deçani ishte vazhdimisht para. Në fillim të pjesës së dytë Vëllaznimi u kthye fuqishëm dhe mbajti epërsi deri në minutën e 50-të. Por fundi sërish i takoi Deçanit, që edhe mori pikët.
Fatlind Mazrekaj i shënoi dhjetë gola për Deçanin. Nga nëntë i kishin Florian Rexha dhe Alecssander Santos.
Ardi Halili realizoi 15 gola për gjakovarët.
Superliga vazhdon të dielën me dy derbi.