Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore të lehta për Vushtrrinë e Ferizajn

Vushtrria e Ferizaj kanë shënuar fitore të lehta e të thellanë kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Vushtrria fitoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 45:16.
Gentiana Basholli i shënoi plot 15 gola për mysafiret. 5 gola për vendaset i realizoi Elsa Dana.
Në Deçan, Ferizaj e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 47:16. Elsa Kongjeli i shënoi 9 gola për Ferizajn. Tetë gola i kishte Arjeta Imeraj e skuadrës deçanase.
Të dielën janë dy ndeshje tjera të xhiros së gjashtë.