Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhema e Jahja drejtuan ndeshje evropiane në Turqi

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja në fundjavë kishin angazhimin e radhës evropian.
Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës ishin në Ankara të Turqisë, ndërsa e drejtuan ndeshjen mes Spor Toto SK dhe skuadrës nga Bosnja, RK Sloboda. Spor Toto fitoi me rezultat 28:27, por avancoi Sloboda, falë fitores 34:25 në ndeshjen në Tuzëll.
Ndeshja që u drejtua nga Xhema dhe Jahja i takoi rrethit të tretë të garave në Kupën Evropiane për hendbollistë.
Paraqitja e gjyqtarëve kosovarë të hendbollit është vlerësuar shumë pozitive. Delegime tjera për këtë dyshe priten në javët e muajt e ardhshëm.

Lajme tjera