Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Arlinda Hajdari shpallet lojtare e ndeshjes në Superligën daneze

Reprezentuesja e Kosovës, Arlinda Hajdari, po shfaq nivel gjithnjë e më të lartë në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës.
Të shtunën Arlinda u shpall lojtare e ndeshjes Bjerringbro – Horsens. Skuadra e Hajdarit, Bjerringbro pësoi me rezultat 28:25, por lojtarja jonë shfaqi nivel shumë të lartë.
Ajo i shënoi plot shtatë gola, ndërsa i kishte edhe dy asistime, për njërën prej paraqitjeve më të mira në elitën daneze deri më tani.
Kapitenia e Kosovës,Leonora Demaj, po ashtu ka pasur ndeshje të madhe. Ajo i shënoi katër gola për Ringkobingun që fitoi 29:23 ndaj Ajax Kobenhavn.
Verona Rexhepi i shënoi pesë gola për Skanderborg Handbold që luajti ndeshje shumë të fortë me Viborgun dhe humbi 28:27.