Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillon plejofi te hendbollistët, ndeshja e parë në Rahovec

Pas një pushimi më të gjatë për shkak të turneut të Kupës dhe javës ndërkombëtare, të mërkurën fillon faza finale (plejofi) në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në luftë për titull të kampionit janë katër skuadra.
Të mërkurën prej orës 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec takohen Rahoveci e Trepça.
Rahoveci ishte i pari në stinorin e rregullt, ndërsa Trepça e katërta. “Vreshtarët” kanë dominuar ndaj mitrovicasve këtë edicion dhe llogariten favorit.
Skuadra që i shënon dy fitore kualifikohet në finale të plejofit.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Besa Famgasi e Kastrioti. Kastrioti kishte mposhtur Besën në finale të Kupës, kështu që pritet gjysmëfinale e zjarrtë. Ndeshja e parë është të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa është kampione në fuqi, ndërsa në pjesën e rregullt të kampionatit ishte e dyta. Kastrioti ishte i treti.