Një ndeshje shumë të mirë ka ofruar derbi i javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë të shtunën janë takuar Besa Famgas e Prishtina. Ndeshjen shumë të fortë e cilësore e fitoi Besa Famgas me rezultatin e ngushtë, 26:24.
Në palestër ishin rreth 1000 shikues që krijuan atmosferë shumë të mirë. Ata janë ndarë të kënaqur me hendbollin e treguar dhe me paraqitjen e lojtarëve.
Besa është forcuar në vend të parë me 32 pikë. Tani ka katër më shumë se Prishtina që është e dyta. Të dy humbjet e këtij edicioni Prishtina i ka pësuar nga Besa. Ekipi pejan ka vetëm fitore.
Prishtina ka fituar pjesën e parë me rezultat 15:13 dhe ishte në epërsi për kohë të gjatë. Por në fund pejanët përmbysën rezultatin dhe arritën te fitorja.
Prishtina në pjesën e parë kishte epërsi deri në tri gola, ndërsa epërsia e saj në pjesën e dytë shkoi deri në katër gola (19:15). Por më pas Besa u kthye furishëm dhe kaloi në epërsi 20:19 në minutën e 48-të. Prej minutës së 54-t Besa filloi të shkëputet në dy gola, por Prishtina nuk dorëzohej, duke u afruar në një gol. Në fund rezultati ishte 26:24 në të mirë të Besës, ndërsa Prishtina ishte në lojë deri në fund. I kushtuan disa gabime në sulm.
N. Prce ka udhëhequr Besën me 9 gola. Nga 5 i shënuan E. Gjuka e D. Tahirukaj. Te Prishtina më efikasët ishin D. Terziqi e Rr. Ramadani me nga 5 gola.
Besa Famgas – Prishtina 26:24 (13:15)
Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi, Vokshi, Jupa 3, Y. Muqolli, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 5, Kukrika, Prce 9, Thaqi, Tafilaj, Ramosaj 4, J. Muqolli, Gjuka 5.
Prishtina: Terziqi 5, Sula 3, Beshiri 4, Prekazi, Ramadani 5, Abazi 3, Ademi, Bajqinovci 3, Gjuka, Ademi, Sherifi, Qela 1, Agushi, Beqiraj.
Kastrioti – Llapi 44:24 (20:15)
Kastrioti: Curri, Esati, D. Dugolli, A. Dugolli 3, Qerimi 1, Selmani, Bislimi 6, Shabani 5, Brahimi 1, Mustafa 13, Rudari 1, Bytyqi 2, Zaskoku, Bega 4, Hoxha 5, Syla 3.
Llapi: Ratkoceri, Visoka 7, Bajrami 2, Mani 1, Bogujevci, Hoxha 5, Hasani 3, E. Bogujevci, Muqiqi 2, E. Havolli 4, Beshiri.