Administratorët e procesmbajtësit janë njoftuar të enjten për përdorimin e mënyrës digjitale për mbajtjen e të dhënave të procesit të ndeshjes, organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës në përgatitje të edicionit të ri, 2023/2024.
Nga fillimi i këtij edicioni të ri, të dhënat e ndeshjeve do të administrohen në mënyrë digjitale. Për të forcuar këtë proces dhe përmirësuar menaxhimin e të dhënave të klubit, vëzhgues-kontrolluesit dhe administatorët e klubeve janë përgatitur për këtë ndryshim duke marrë pjesë në seminarin e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.
Ky hap drejt digjitalizimit të të dhënave është hap shumë me rëndësi për hendbollin kosovar në përgjithësi. Për të kryer këtë tranzicion me sukses, Federata e Hendbollit e Kosovës ka bashkpunuar me partnerin e tyre për edicionin 2023/24, kompaninë Xenios Solution nga Kroacia. Ky bashkëpunim synon të forcojë dhe të përmirësojë përdorimin e teknologjisë digjitale për menaxhimin e të dhënave në hendbollin kosovar.