Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Afat shumë i pasur kalimtar

Se edicioni i ardhshëm i garave në hendbollin kosovar pritet të jetë interesant dëshmon fakti që shumë klube janë riorganizuar apo kanë premtuar se do të bëjnë një gjë të tillë. Edhe afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve, që përfundoi të dielen në mesnatë, shihet si dëshmi për një edicion interesant që pritet të jetë ai 2018/19. Janë regjistruar shumë lëvizje të lojtarëve dhe vlerësohet të ketë qenë një afat i pasur kalimtar. Lëvizje kanë bërë shumë lojtar me emër në hendbollin kosovar dhe kjo pritet të sjellë risi në edicionin e ri.

Janë paraqitur 26 kërkesa për ndryshim skuadre, ndërsa dhjetë lojtarë/e kanë aplikuar për të marrë statusin e lirë.

Kastrioti i Ferizajt ka marrë nga Prishtina dy lojtarë reprezentues, Deniz Terziqin dhe Beni Sulën si dëshmi që ferizajasit në edicionin e ri kanë pretendime serioze. Shumë aktive ishte Drita e Gjilanit që angazhoi lojtarë të konfirmuar.  Drita nga Trepça mori Sali Maxherën e Fidan Cimilin, nga Prishtina mori Melos Shahinin, ndërsa nga Vushtrria i angazhoi  Vaglir Buçincën e Labinot Gubetinin. Prej Zhegrës te Drita kaloi Shkodran Shaqiri.

Prej Prishtinës janë larguar tre lojtarë, por kjo skuadër ka marrë pesë të tjerë. Bëhet fjalë për Rifat Visokën e Llapit, Armir Agushi (Zhegra), Besian Abazi (Zhegra), Redon Havolli (Llapi) e Atdhe Basholli (Trepça).

Te hendbollistet bie në sy kalimi i reprezentueses Pranvera Ferataj nga Prishtina te Istogu. Ndërkohë Kaltrina Paci ka kaluar nga Vushtrria te Shqiponja.

Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet që të gjithë dokumentacionin ta kenë konform rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre. Lojtarët që kanë status të lirë kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor, kurse lojtarët që vijnë nga klubet e shteteve tjera mund të regjistrohen deri në fund të këtij viti.

Më poshtë paraqesim kërkesat e paraqitura:

Kërkesat për kalim nga klubi në klub

Emri Mbiemringa klubinë klubin
Deniz TerziqiKH PrishtinaKH Kastrioti
Beni SulaKH PrishtinaKH Kastrioti
Melos ShahiniKH PrishtinaKH Drita
Sali MaxheraKH TrepçaKH Drita
Fidan CimiliKH TrepçaKH Drita
Vaglir BuçincaKH VushtrriaKH Drita
Labinot GubetiniKH VushtrriaKH Drita
Shkodran ShaqiriKH ZhegraKH Drita
RifatVisokaKH LlapiKH Prishtina
Armir AgushiKH ZhegraKH Prishtina
Besian AbaziKH ZhegraKH Prishtina
Redon HavolliKH LlapiKH Prishtina
Atdhe BasholliKH TrepçaKH Prishtina
Lulzim SadikuKH SamadrexhaKH Vushtrria
Pranvera FeratajKHF PrishtinaKHF Istogu
Donjeta ÇekajKHF ShqiponjaKHF Jusuf Gërvalla
Fillesa FerizajKHF ShqiponjaKHF Jusuf Gërvalla
Shpresa HaxhosajKHF ShqiponjaKHF Jusuf Gërvalla
Kaltrina PaciKHF VushtrriaKHF Shqiponja
Veronika MalokuKHF LlapushaKHF Shqiponja
Klementina MalokuKHF LlapushaKHF Shqiponja
Vjosa MehmetajKHF LlapushaKHF Shqiponja
Diana FetaKHF KEK-uKHF Verona
Denisa FetaKHF KEK-uKHF Verona
LoretaDedincaKHF KEK-uKHF Verona
AnisaGrajçevciKHF KEK-uKHF Verona

Kërkesat për status të lirë të lojtarit

Emri MbiemriKlubi
Mursel MehmetiKH Kastrioti
Petrit PrekaziKH Prishtina
Liridon EsatiKH Prishtina
Fitm KlinakuKH Trepça
Etrit HoxhaKH Kastrioti
Egzon LlukaKH Vëllaznimi
Lulzim ShabaniKH Kastrioti
ElionVokshiKH Besa Famgas
Burneta RamaKHF Prishtina
Yllka KupinaKHF Kastrioti


KH Verona ka bër kërkesë për regjistrim të dyfishtë të lojtares:

Emri Mbiemringa Klubine Klubin
KaltrinaPaciKHF ShqiponjaKHF Verona