Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Agron Shabani merr drejtimin e përfaqësueses së femrave

Agron Shabani do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për femra. Ai është emëruar në postin e përzgjedhësit të Kosovës nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 23 janar.

Shabani i lindur në vitin 1965, është për kohë të gjatë në sportin e hendbollit. Si hendbollist ka luajtur për KH Kosova nga Vushtrria kur kjo skuadër ishte në Ligën e dytë federative të dikurshme. Në Ligën e dytë luajti edhe për Vëllaznimin dhe Prishtinën. Më pas karrierën si lojtar e vazhdoi në Gjermani, te skuadra Isny prej vitit 1991 deri në vitin 1993. Prej vitit 1993 deri në vitin 2005 luajti në Luksemburg për skuadrën Berchem.

Karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2005. Shabani ishte trajner te Berchemi deri në vitin 2016. Fillimisht ishte ndihmëstrajner e më pas trajner i meshkujve për pesë vite dhe i femrave për shtatë të tjera. Vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e femrave të klubit tjetër nga Luksemburgu, Red Boys.
Shabani në postin e përzgjedhësit e zëvendëson Florent Beqirin. Nën drejtimin e Beqirit, Kosova kaloi parakualifikimet për evropianin e vitit 2018. Vjet Kosova fitoi ndaj Izraelit e Gjeorgjisë. Bordi i FHK-së falenderon Beqirin për punën e madhe që e ka bërë në përfaqësuesen e Kosovës dhe për kontributin që e ka dhënë në ngritjen e hendbollit.

Hendbollistet e Kosovës ndeshjen e ardhshme do ta luajnë më 21 mars ndaj Bjellorusisë, në kuadër të eliminatoreve për evropian.

Lajme tjera