Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ambasadorja Hoxha pret Gjinovcin dhe Qerimin

Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, ka pritur të mërkurën sekretarin gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe selektorin e Kombëtares A, Bujar Qerimi.

Ambasadorja Hoxha është interesuar për qëndrimin e Kombëtares së Kosovës në Podgoricë, ku sonte prej orës 18:00 luhet ndeshja me Malin e Zi.
Sekretari gjeneral Gjinovci dhe selektori Qerimi kanë njoftuar ambasadoren e shtetit tonë me përgatitjet e bëra dhe me ngritjen e nivelit te Kombëtarja e Kosovës.

Gjinovci dhe Qerimi kanë falënderuar ambasadoren Hoxha për pritjen dhe kujdesin e treguar. Një delegacion i Ambasadës do të përcjellë nga afër ndeshjen me Malin e Zi që i takon kualifikimeve për Euro 2024.