Federata Evropiane e Hendbollit të martën ka marrë vendime të reja për kampionatet kontinentale të grupmoshave të reja që ishin shtyrë për janar të vitit të ardhshëm.
Vendimi ka ndikim edhe në Kombëtaret e Kosovës.Kështu, Evropiani U20 i Divizionit B, në të cilin është dashur të paraqitet Kosova, është anuluar tërësisht. Evropiani U20 është dashur të mbahet në janar në Letoni.
Fillimisht termini ishte për verën 2020, por më pas ishte shtyrë për në janar 2021, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Tani EHF-ja e ka anuluar tërësisht këtë Evropian, njëjtë si kampionatet tjera të kësaj grupmoshe.
Sa i takon grupmoshës U18, Evropiani i Divizionit B nuk është anuluar por është shtyrë. Ngjarja e planifikuar të mbahet në janar 2021 në Mal të Zi është shtyrë për gusht të vitit të ardhshëm. Evropiani tani do të mbahet në Letoni, ndërsa do të marr pjesë Kosova.
Rrjedhimisht është anuluar edhe pjesëmarrja në turneun në Bullgari prej 12 deri më 15 nëntor.
Për Kombëtaren U18 parashikohen aktivitete tjera gjatë vitit të ardhshëm.