Në fundjavë fillon gara në Ligën e Parë

Pas Superligës në të dy konkurrencat, në fundjavë fillon gara edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.Si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet pritet garë interesante për promovim në Superligë. Por po ashtu pritet që në pah të dalin edhe lojtarë të rinj e me potencial.Liga e Parë e hendbollistëve fillon me ndeshjen […]

Besa Famgas fiton në kryeqytet

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll.Të hënën, Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 37:30.Ndeshja i takoi xhiros së dytë të kampionatit të Kosovës.Në xhiron e parë, Besa humbi derbin me Rahovecin, kurse Prishtina kishte fituar ndaj Llapit.Prishtina nisi mirë ndeshjen dhe […]

Istogu e fiton derbin ndaj Samadrexhës me gol të sekondave të fundit

Ashtu si pritej, ndeshja mes Istogut dhe Samadrexhës ishte shumë interesante dhe plotësisht e barabartë. Në fund festuan istogaset që fituan me një gol dallim.Ndeshja e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll u zhvillua të dielën në Banjë. Istogu fitoi me rezultatin 40:39.28 sekonda para fundit, Fetane Uzunlar e Samadrexhës e barazoi […]

Kastrioti lufton deri në fund, por megjithatë eliminohet

Ndonëse luftuan deri në fund, lojtarët e Kastriotit janë mposhtur me katër gola dallim nga Slloboda e Tuzllës. Kështu rrugëtimit të skuadrës ferizajase në Kupën Evropiane i erdhi fundi.Një javë më parë në Ferizaj, Kastrioti kishte fituar me rezultat 30:29. Por të dielën në Tuzëll, pësoi me rezultat 32:28. Kastrioti eliminohet në raundin e parë […]

Fitore bindëse e Rahovecit në Vushtrri

Rahoveci e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Rahoveci mposhti Vushtrrinë me rezultat 41:26. “Vreshtarët” e kanë fituar edhe ndeshjen e xhiros së parë dhe kështu kanë nisur pozitivisht mbrojtjen e titullit.Vushtrria në xhiron e […]

Ferizaj nuk lejon befasi, fiton edhe Shqiponja

Ferizaj nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Vushtrrisë që u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Fituesi i Kupës dhe Superkupës, Ferizaj, fitoi me rezultatin 39:26 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Bill Clinton”.Anja Bojaniq i kishte nëntë gola për Ferizajn, kurse tetë i realizoi […]

Kastrioti në Bosnjë-Hercegovinë me synim për ta mbrojtur epërsinë nga ndeshja e parë

Të dielën nga ora 18:00 Kastrioti i Ferizajt e luan ndeshjen e kthimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.Në Tuzlla të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra ferizajase takohet me skuadrën e suksesshme boshnjake, RK Sloboda.Ferizajasit kanë udhëtuar me optimizëm për në Tuzëll, me synim për të dhënë më të mirën për ta […]

Istogu – Samadrexha, derbi i xhiros

Xhiroja e dytë sjell derbin e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën nga ora 18:00 përballen Istogu e Samadrexha, dy prej skuadrave që synojnë kreun e tabelës. Për Samadrexhën është ndeshja e parë e edicionit, ndërsa kampioni Istogu kërkon të reagojë pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e parë.Për […]

Rahoveci kërkon fitoren e dytë, Besa Famgas të parën

Me ndeshjen Vushtrria – Rahoveci fillon xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Kampioni Rahoveci vlerësohet favorit i madh. Të hënën Rahoveci fitoi derbin ndaj Besa Famgasit dhe tani e kërkon fitoren e dytë. Fitore […]

Kastrioti po bëhet gati për ndeshjen e kthimit, në Evropë edhe pesë skuadra tjera

Kastrioti e ka nisur mbarë edicionin 2024/2025 të garave evropiane, sa i takon ekipeve kosovare të hendbollit. Të shtunën në Ferizaj, në atmosferë shumë të ngrohtë dhe para një numri të madh shikuesish, Kastrioti e mposhti skuadrën boshnjake, Sloboda Tuzla, me rezultat 30:29. Ferizajasit arritën te fitorja falë përkushtimit maksimal dhe luftës sportive deri në […]