Fitore bindëse për Shqiponjën e Vushtrrinë, fiton edhe Kastrioti

Shqiponja e Gjakovës e ka nisur me fitore bindëse edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Shqiponja fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 47:25. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.Alma Nivokazi i realizoi 15 gola për ta udhëhequr Shqiponjën drejt fitores. 10 gola i kishte […]
Kastrioti fiton ndeshjen e zjarrtë me Slobodan

Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, para një numri të madh shikuesish dhe në atmosferë të zjarrtë, Kastrioti e mposhti Slobodën e Tuzlës me rezultat 30:29. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit […]
Kastrioti është gati për ndeshjen evropiane, pret përkrahjen e tifozëve

Sot nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe skuadrës boshnjake, Sloboda Tuzla.Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Është ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet më 22 shtator në Tuzla.Ferizajasit janë mobilizuar që ndeshjen e sontme ta presin sa […]
Në Pejë derbi i xhiros së parë

Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Besa e Rahoveci në edicionin e kaluar u takuan në finale të plejofit. Rahoveci fitoi titull historik, duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të ekipit pejan.Dy skuadrat kanë pretendime të mëdha edhe në edicionin 2024/2025. Dhe […]
Tri ndeshje të shtunën, derbi të dielën në Ferizaj

Me ndeshjen Shqiponja – Prishtina fillon edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 në Gjakovë.Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë.Nga ora 14:30 në Pejë takohen Besa dhe Kastrioti. Prej orës 18:00 është ndeshja Vushtrria – Verona. Të […]
Kastrioti po bëhet gati për Evropë, pret përkrahjen e shikuesve

Pas paraqitjes së dinjitetshme në ndeshjen për Superkupë, Kastrioti i Ferizajt i është kthyer përgatitjeve për sfidat ndërkombëtare.Të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti takohet me skuadrën e njohur nga Bosnë-Hercegovina, Sloboda Tuzla. Është kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Ndeshja e […]
Superkupa “Izet Gjinovci” në koleksionin e Rahovecit

Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës – edicioni Izet Gjinovci.Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” mposhtën Kastriotin e Ferizajt me rezultat 38:34.Ndeshja ishte dramë e vërtetë.Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 22:18.Ferizajasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 28:25.Por më pas […]
Ferizaj fiton Superkupën “Izet Gjinovci”

Ferizaj e ka fituar Superkupën e Kosovës, edicioni Izet Gjinovci.Të shtunën pasdite në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Ferizaj mposhti Istogun pas gjuajtjes së penalltive.Ferizajaset fituan me rezultat 36:34.Koha e rregullt prej 60 minutave përfundoi 32:32.Istogaset ishin në epërsi gjithë kohën. Por në minutën e 59-të Ferizaj barazoi dhe kështu ndeshja u vendos me penallti.Ferizaj […]
Çdo gjë gati për edicionin e veçantë të Superkupës

Të shtunën në Rahovec zhvillohet gara për Superkupën e Kosovës në hendboll.Është ky edicioni i tretë i Superkupës, por që është i veçantë. I kushtohet Izet Gjinovcit, që ndërroi jetë më 5 gusht. I ndjeri Gjinovci prej vitit 2002 e deri në frymën e fundit ishte sekretar i përgjithshëm i FHK-së, ndërsa kontributi i tij […]
Nënshkruhet kontrata për organizimin e Superkupës

Të martën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar kontrata për organizimin e garës për Superkupën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Bordi i FHK-së vendosi të hënën që ndeshjet e Superkupës të luhen të shtunën në Rahovec. Të martën marrëveshjen e kanë nënshkruar ushtruesi i detyrës së sekretarit të […]