Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Barça në finale të Championsit

Aleix Gomez ishte i pandalshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Ai e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 34:30 ndaj skuadrës gjermane, Kiel.

Gomez i realizoi plot 12 gola në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në Lanxess Arena në Koln, në praninë e 19 mijë e 250 shikuesve. Për 35 minuta ndeshja e dytë gjysmëfinale ishte e fortë dhe e barabartë. Më pas Barcelona doli para, falë edhe fondit më të pasur të lojtarëve. Pos Gomezit kontribut të madh dha edhe portieri Golzalo Perez de Vargas. Patrick Wiencek ishte më efikasi te Kieli gjerman me shtatë gola.

Të dielën nga ora 18:00 Barcelona në finale takohet me Kielcen. Ndërsa Kieli luan me Veszpremin për vend të tretë, nga ora 15:15.

Barcelona është kampion në fuqi i Evropës. Ligën e Kampionëve e ka fituar plot dhjetë herë, që është rekord.