Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshje në Bukuresht

Dyshja vushtrriase e gjyqtarëve, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar edhe një ndeshje të garave evropiane. Këtë fundjavë është konfirmuar prania konstante e anëtarëve të FHK-së në Kupat Evropiane me zyrtarë të ndeshjeve.
Beqiri e Krasniqi të dielën ishin gjyqtarë të takimit të parë të 1/8 të finales së Kupës Evropiane (meshkujt) në mes të CSM Bucurestit dhe AEK-ut të Athinës. Skuadra rumune fitoi me 28:23.