Beqiri – Krasniqi në Turqi, Hashani në Itali

Personat zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në skenën evropiane.

Kështu gjyqtarët vushtrrias Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbolliste që u luajtën në Antalya të Turqisë.

Skuadra Antalya Konyaalti BSK fitoi ndeshjen e parë ndaj A.E.S.H. Pylea me rezultatin 31:27. Në ndeshjen e dytë, që po ashtu e drejtuan gjyqtarët tanë, Antalya ishte edhe më bindëse. Fitoi 34:23 ndaj skuadrës nga Greqia dhe kështu avancoi tutje.

Ndërkohë delegati Fahredin Hashani në fundjavë ishte i angazhuar në Itali.

Po në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste, Jomi Salerno luajti ndaj skuadrës turke Ankara Yenimahalle BSK. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra italiane me rezultat 34:33.

Por ndeshjen e dytë e fitoi skuadra turke, Ankara, me rezultat 24:22 dhe kështu avancoi tutje.

Delegime tjera për zyrtarët tanë priten në javët në vazhdim.

Lajme tjera