Besa e Prishtina fitojnë para derbit të madh

Besa FamGas dhe Prishtina kanë shënuar fitore të pritura në kuadër të javës së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll. Besa FamGas të mërkurën fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:18. Kjo ndeshje u luajt në Gjakovë. Të njëjtën ditë në Gjilan, Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 38:27.

Besa është e para me 46 pikë, dy më shumë se Prishtina që renditet e dyta. Zhegra e Vëllaznimi i kanë nga 19 pikë në pozitat pesë e gjashtë. Prishtina e Besa takohen të shtunën në kryeqytet në derbin më të madh të Superligës, që do të vendos për vendin e parë.

Të enjten është luajtur ndeshja e fundit e javës së 24-t. Kastrioti ka fituar thellë ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 41:17. Kastrioti është përforcuar në vendin e tretë me 28 pikë. Drita mbetet e katërta me 24 pikë.

Superliga A
Vëllaznimi – Besa FamGas 18:47 (9:23)

Vëllaznimi: Luzha 1, Hasi, Sadria, Spahija 3, Mamusha 1, Leka 1, Rexha, Kusari 7, Peja, Fana, Lluka 4, Buza 1, Nagavci.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 5, Biljaka, Broqi 1, Gjuka 14, Jupa 5, Tetova 4, Megjiq, D. Tahirukaj 7, Ramosaj 1, Kukrika, Muqolli 5, Berisha, Dre. Tahirukaj 5.

Zhegra – Prishtina 27:38 (12:16)

Zhegra: A. Agushi, F. Isufi, Haziri, Shaqiri 8, Ag. Isufi, Idrizi, B. Agushi 2, Aliu 10, Ad. Isufi 3, E. Isufi 4.

Prishtina: Visoka, Stoilov, Zherka, Terziqi 1, Krasniqi 4, Gjuka 5, Bajqinovci 4, Gashi 2, Murtezi 2, Prekazi, Kosteski, Esati, Fetahu 4, Kastrati 9, Sula 1, Ademi 6.

Drita – Kastrioti 17:41 (11:19)

Drita: Sylejmani, Mehmeti, Selmani 8, Bunjaku, Veliu 5, Er. Huruglica Murtezi 1, E. Huruglica 1, Misini 1, Azizi 1.

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 9, Salihu 4, A. Dugolli 2, Rexhepi 1, D. Ramadani 2, Bislimi 2, Shabani 6, Haxhimusa 9, Rr. Ramadani 4, Mustafa 2.

Lajme tjera