Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa e Trepça në finale të turneut “Jeton Tërstena”

Të shtunën në Vushtrri janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të turneut memorial “Jeton Tërstena – Tota”. Ndeshjet janë luajtur në palestrën që e mban emrin e këtij dëshmori.


Në gjysmëfinalen e parë janë takuar Vushtrria dhe Besa Famgas, ndërsa fitore kanë shënuar pejanët me rezultat 31:26. 16:13 në të mirë të Besës ishte rezultati i pjesës së parë.
Ndërkohë gjysmëfinalja e dytë ka vënë përballë Prishtinën dhe Trepçën. Fitore me rezultat 29:27 ka shënuar Trepça. Pas pjesës së parë mitrovicasit kishin një gol epërsi, 14:13.

Të dielën prej orës 15:00 zhvillohet ndeshja për vend të tretë në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës. Ndërsa nga ora 17:00 është finalja në mes të Besës dhe Trepçës.