Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

BESA FamGas BALLAFAQOHET ME VUSHTRRINË, ISTOGU PËRBALLET ME SAMADREXHËN

Është tërhequr të martën shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Fituesi aktual i Kupës te hendbollistët, Besa Famgas në çerekfinale do të luajë me Vushtrrinë. Çiftet tjera janë: Vëllaznimi – Kastrioti, Drenica – Prishtina dhe Trepça – Drita. Ndeshjet çerekinale të Kupës luhen më 27 e 28 mars.

Te hendbollistet, fituesi në fuqi i Kupës, Istogu e pret në çerekfinale Samadrexhën. Çiftet tjera janë: Shqiponja – Kastrioti, Prishtina – Drita, Vëllaznimi – Vushtrria. Edhe në konkurrencë të femrave ndeshjet çerekfinale luhen më 27 e 28 mars.