Besa Famgas bën hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit

Lojtari po gjuan topin kurse tre lojtarë kundërshtarë po mundohen t'a ndalojnë.

Besa Famgas ka vazhduar me fitore. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 38:26. Ishte kjo ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse në finalen e parë ishte e pakonkurrencë. Shkëputja e ekipit pejan ka nisur herët në pjesën e parë. Epërsi bindëse Besa Famgas ka mbajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Besës tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të mbrojtur titullin e kampionit.
Besa ka dominuar falë lojës së shpejtë dhe kundërsulmeve. K. Jupa ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Nga 7 gola i shënuan N. Prce e E. Gjuka. Te Prishtina më efikasi ishte P. Prekazi me 7 gola.

Besa Famgas – Prishtina 38:26 (24:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 4, Vokshi 2, Jupa 9, J. Vokshi, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 6, Kukrika 1, Prce 7, Ramosaj 1, Gjuka 7, Dukaj, Tafilaj, J. Muqolli 1.

Prishtina: Beqiraj, Ramadani 1, Ademi, Abazi 3, Bajqinovci 5, Gjuka 2, Agushi, E. Ademi, Sherifi, Beshiri 4, Prekazi 7, Terziqi 1, Syla 3.

Lajme tjera