Besa Famgas e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Besa Famgas e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”. Turneu kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena është zhvilluar për dy ditë në Vushtrri.
Në finale, të dielën, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultat 35:19. Rezultati pas pjesës së parë ishte 20:8.

Ndërkohë për vend të tretë u takuan Vushtrria e Prishtina. Me një gol dallim, 31:30, fitoi Prishtina. Skuadra prishtinase ishte në epërsi 17:13 pas pjesës së parë.

Ky turne u ka shërbyer skuadrave për të parë formën në prag të fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në hendboll.

Lajme tjera