Besa Famgas e pret Beshiktashin turk

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, në fundjavë fillon garimin në Kupën Evropiane.
Të dielën nga ora 20:00, Besa Famgas e pret skuadrën e njohur turke, Beshiktash.
Ndeshja e parë e raundit të dytë zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa ka bërë ndryshime në formacion, por është komponuar në ndeshje kampionale dhe atë për Superkupë. Pejanët tashmë kanë edhe përvojën ndërkombëtare dhe synojnë suksesin evropian. Shumë do të varet nga ndeshja e parë në Pejë.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Turqi.

Lajme tjera