Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas, finalistja e parë në ligën e juniorëve

Besa Famgas është finalistja e parë në Ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultat 24:17. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ku zhvillohet i gjithë turneu Final4 i ligës së juniorëve.
Të rinjtë e ekipit pejan ishin në epërsi prej fillimit, ndërsa mitrovicasit ia dolën të barazojnë deri në 5:5. Më pas Besa u shkëput në 12:5. Pastaj epërsia e Besa Famgas ka shkuar duke u rritur dhe ishte vazhdimisht e lartë.
Olsi Mulaj i shënoi tetë gola për Besën. Pesë i kishte Edonis Hajra, ndërsa katër i shënoi Amar Muqolli.
Ermir Jonuzi i shënoi gjashtë gola për Trepçën, ndërsa katër i kishte Ermir Smaka.
Të dielën prej orës 18:00, Besa Famgas paraqitet në finale. Prej orës 16:00, Trepça luan për vend të tretë.