Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll.
Të enjten në kryeqytet, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 44:38.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të kampionatit të Kosovës.
Në pjesën e parë në epërsi më shumë ishte skuadra vendase, që u shkëput deri në tri gola. Por Besa barazonte vazhdimisht dhe po ashtu ishte në epërsi të lehtë. Me të nisur pjesa e dytë Besa Famgas nisi shkëputjen. Prishtina më së shumti ia doli të afrohet në dy gola.
Arbios Mushkolaj i shënoi 11 gola për Besën, ndërsa nga shtatë i shënuan Jon Muqolli e Jon Vokshi. Te Prishtina u shquan me efikasitet Vlerson Zherka e Rron Ramadani me nga tetë gola.
Me fitore, Besa forcohet në vendin e parë. Prishtina ka bërë hap të gabuar në garën për plejof.