Besa Famgas fiton derbin

Besa Famgas po e vazhdon dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa Famgas të premten e fitoi derbin e javës së gjashtë të Superligës.Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Besa Famgas e mposhti Prishtinën vendase me rezultat 32:26. Për Besën është fitorja e gjashtë rresht kurse për Prishtinën humbja e parë. Tani Besa Famgas shkëputet në pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellë nga Prishtina me 10.Prishtina e nisi më mirë ndeshjen, por pejanët gradualisht u kthyen në lojë dhe gjetën ritmin. Pjesa e parë përfundoi 16:11 në të mirë të Besës. Në pjesën e dytë Besa e ka rritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa ndeshja përfundoi 32:26 në të mirë të mysafirëve.Te Besa Famgas u dallua me efikasit E. Gjuka me 9 gola. 9 gola te Prishtina i shënoi O. Beshiri. Prishtina – Besa Famgas 26:32 (11:16)Prishtina: Beshiri 9, Abazi, Bajqinovci 5, Shabani 1, Ramadani 5, Gjuka 1, Ademi, Syla 4, Kuleta, Quni, Visoka 1, Qela, Agushi, BeqirajBesa Famgas: Thaqi, Luzha, Mehmeti, Jupa 1, Mushkolaj, Alonso 4, Visoka, Tahirukaj 6, Ramosaj 3, Idrizi, Gjuka 9, J. Muqolli 3, Tafilaj 1, Mallios 4

Lajme tjera