Besa Famgas kalon Llapin dhe bën vend në finale

Besa Famgas ka kaluar në finale të Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën në Prishtinë, Besa Famgas fitoi gjysmëfinalen ndaj Llapit me rezultatin 38:19.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9 për pejanët. Dhjetë minutat e parë u takuan llapjanëve, ndërsa më pas nisi shkëputja graduale e Besës.

Jon Vokshi ishte më efikasi te Besa me 8 gola. 7 i shënoi Olsi Mulaj, ndërsa gjashtë herë shënoi Altin Cacaj.

Te Llapi, Altin Mani i shënoi 7 gola, ndërsa 4 i kishte Fatlum Hasani.

Besa të dielën nga ora 17:00 luan finalen, ndërsa Llapi prej orës 15:00 zhvillon ndeshjen për vend të tretë.

Lajme tjera