Besa Famgas, kampione te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në grupmoshën e juniorëve. Ekipi pejan në finale të ligës së juniorëve e mposhti Prishtinën me rezultat 43:33. Ndeshja vendimtare e Final4 të ligës së juniorëve u zhvillua të dielën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Besa nisi herët shkëputjen në rezultat dhe në minutën e 14-të rezultati ishte 13:5. Prishtina u afrua, por jo mjaftueshëm sa për të rrezikuar avantazhin e pejanëve.
Në pjesën e dytë Prishtina u afrua në tri gola, por Besa sërish bëri shkëputje dhe më pas nuk kishte telashe për ta kontrolluar lojën deri në fund.
Edonis Hajra i shënoi 12 gola për Besa Famgasin. Nga nëntë i kishin Amar Muqolli e Olsi Mulaj, derisa shtatë i realizoi Drin Radoniqi.
Te Prishtina 12 gola i shënoi Elion Goçi. Lum Xhemajli shtoi shtatë gola, ndërsa gjashtë i kshte Edon Shaqiri.

Lajme tjera