Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas kthehet te fitorja

Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kthyer te fitorja. Të mërkurën mbrëma, Besa e Pejës e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 38:25. Ndeshja ishte e mbetur ndërsa i takoi xhiros së parë. U zhvillua në Vushtrri.
Besa Famgas mban vendin e dytë në tabelë me 18 pikë. Vushtrria është e shtata me dy pikë nga 11 ndeshje.
Jon Vokshi ishte më efikasi te Besa Famgas me 11 gola. Nga shtatë i shënuan Olsi Mulaj, Ajdin Smajlbegoviq dhe Ardit Tafilaj.
Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Muhamet Hyseni.Lulëzim Sadiku i realizoi gjashtë.
Në fundjavë, në kuadër të xhiros së 12-të, Besa luan në udhëtim te Trepça, ndërsa Vushtrria është mysafire e Rahovecit.