Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga gjiganti turk, Beshiktash Safi Cimento me rezultatin 43:24.
Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte i madh. Pas 30 minutave lojë, Beshiktashi ishte para 23:10.
Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Besa me shtatë gola.Nga katër i kishin Igor Chiseliov dhe Ajdin Smajilbegoviq.
Ndeshja e kthimit është më 21 tetor në Stamboll.

Lajme tjera