Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, skuadra pejane e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31.
Në pjesën e parë Besa ishte para në rezultat, ndërsa “vreshtarët” janë afruar në një gol në disa raste. Në pjesën e dytë Besa mbajti epërsi të lartë vazhdimisht.
Besa tani e pret gjysmëfinalistin e dytë, ndërsa Rahoveci e përfundoi një edicion tjetër të suksesshëm.
Egzon Gjuka shënoi 11 gola për Besën, ndërsa shtatë i kishte Jon Vokshi.
Te Rahoveci u dallua Besmir Kusari me 9 gola. Nga 5 i shënuan Mali Luzha e Matheus Henrique.