Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas pa telashe në gjysmëfinale

Besa Famgas, ashtu si pritej, ka zënë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Rahovecin me rezultatin 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15 për Besën.
Njëmbëdhjetë lojtarë të Besa Famgas shënuan gola në ndeshjen çerekfinale, kurse më efikasi ishte Egzon Gjuka me 7 gola. Egzon Vuçitërna ishte më efikasi te Rahoveci me 7 gola.
Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.

Lajme tjera