Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Prishtina për befasi

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në finale takohen dy skuadrat më të mira të edicionit të rregullt, Besa Famgas e Prishtina.

Të dy skuadrat kanë pasur shumë lojtarë në Kombëtare, ndërsa gjatë kësaj jave janë përgatitur për ndeshjen e parë finale që luhet në Pejë, në palestrën “Karagaçi”, të shtunën nga ora 16:00.

Besa Famgas ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt, ndërsa në gjysmëfinale shënoi dy fitore të thella ndaj Vëllaznimit. Rrjedhimisht pejanët llogariten favoritë, ndërsa synojnë të vazhdojnë me fitore. Besa Famgas ka dominuar hendbollin kosovar në dekadën e fundit dhe synon titull të ri.

Por Prishtina nuk udhëton në Pejë e dorëzuar. Paraqitja me Kombëtaren mund të jetë frymëzim për lojtarët e Prishtinës, që synojnë paraqitje të suksesshme në Pejë.
Prishtina në stinorin e rregullt u rendit e dyta, ndërsa në gjysmëfinale të plejofit e kaloi lehtë Trepçën.

Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, siguron titullin e kampionit.