Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Vushtrria për befasinë e madhe

Pasi humbi finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Besa Famgas është e përkushtuar që të vazhdojë dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll.
Dhe përkushtimin synon ta shfaqë që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Të enjten prej orës 17:00, Besa Famgas e pret Vushtrrinë në gjysmëfinalen e parë. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa nuk kishte humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, ndërsa ishte bindshëm para skuadrave të tjera. Ndërkohë Vushtrria përfundoi e katërta në tabelë.
Për Vushtrrinë është sukses i madh hyrja në plejof, por kjo skuadër do të bëjë maksimumin për befasi të madhe.
Besa ka shumë vjet që fiton titullin e kampionit të Kosovës në hendboll.