Besa Famgas përfundon garimin në Kupën Evropiane

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka përfunduar garimin në Kupën Evropiane. Besa e Pejës u ndal në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Të shtunën në Stamboll, Besa u mposht nga gjiganti turk, Beshiktash, me rezultatin 40:28. Skuadra turke kishte fituar edhe në Pejë dhe avancon tutje.
Arbios Mushkolaj shënoi 9 gola për Besa Famgasin. 5 i kishte Igor Chiseliov, ndërsa nga 4 i shënuan Jon Vokshi e Antonijo Vozila. 10 pritje i kishte Mursel Mehmeti.

Lajme tjera