Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas sërish me Borcin e Banjallukës

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Besa është skuadra e vetme që nis garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (meshkujt).
Besa do të takohet me Borcin e Banjallukës, skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë.
Besa e Borci ishin takuar edhe edicionin e kaluar. Ishin luajtur dy ndeshje shumë të forta. Ndonëse kishte fituar në Pejë, Besa nuk avancoi tutje, pasi humbi me një gol më shumë në Banjallukë. Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos në aksionet e fundit.
Ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për meshkuj luhen më 16/17 dhe 23/24 tetor. Borci është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë luhet në Pejë.
Kampionia jonë natyrisht do ta kërkoj revanshin.