Besa Famgas sërish me Borcin e Banjallukës
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/FB_IMG_1626778409889-1024x683.jpg)
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Besa është skuadra e vetme që nis garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (meshkujt).Besa do të takohet me Borcin e Banjallukës, skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën […]
KH Vëllaznimi luan me skuadër nga Luksemburgu
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/FB_IMG_1626776887748.jpg)
Skuadra nga Luksemburgu, Kaerjeng, është kundërshtar i Vëllaznimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).Ndeshja e parë është në Luksemburg, ndërsa e dytë në Gjakovë. Kupa Evropiane fillon në javën e dytë të shtatorit. Natyrisht Vëllaznimi ka synimet e tij për të avancuar në raundin tjetër, njëjtë si skuadra tjera të vendit.
Trepça në Izrael
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_123017-1024x576.jpg)
Trepça kthehet në skenën evropiane pas disa vitesh dhe e pret një udhëtim jo i lehtë. Trepça në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me Holon Yuvalim, skuadrën nga Izraeli.Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë, më 11 apo 12 shtator, ndërsa e kthimit në Izrael, një javë më vonë.
Prishtina takohet me ekip austriak
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_123000-1024x576.jpg)
Sot po tërhiqet shorti edhe për Kupën Evropiane në konkurrencë të meshkujve, ku paraqiten po ashtu katër skuadra kosovare.E para që mësoi kundërshtarin ishte KH Prishtina, nënkampionia e Kosovës.Prishtina në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me skuadrën nga Austria, Sparkase Schwaz HB Tirol.Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë luhen […]
KHF Vushtrria luan me SPONO Eagles të Zvicrës
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_122940-1024x576.jpg)
Kampionia e Kosovës në konkurrencë të femrave, Vushtrria, ishte e fundit që u tërhoq në shortin e raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).Vushtrria do të takohet me skuadrën e suksesshme nga Zvicra, SPONO Eagles. Pra skuadrën vushtrriase e presin dy ndeshje të vështira dhe të forta.Ndeshja e parë është më 16 apo […]
Istogu takohet me skuadër islandeze
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_122928.jpg)
KHF Istogun e pret udhëtim i gjatë në kuadër të paraqitjes evropiane në edicionin e ri të garave. Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën nga Islanda, KA/Por. Istogu paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane, nivelit të tretë kontinental. Ndeshja e parë është në Istog më 16 […]
Ferizaj me kundërshtar nga Holanda
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_122905-1024x576.jpg)
Në Kupën Evropiane garon edhe KHF Ferizaj. Në raundin e dytë Ferizaj takohet me skuadrën nga Holanda, JuRO Unirek VZV.Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Holandë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Ferizaj.Kupa Evropiane (EHF European Cup) është niveli i tretë i garave evropiane për klube.
KHF Prishtina takohet me Vardarin në Kupën Evropiane
![](https://kosovahandball.info/wp-content/uploads/2021/07/20210720_122846-1024x576.jpg)
KHF Prishtina është skuadra e parë kosovare që ka mësuar kundërshtarin evropian për edicionin 2021/2022.Hendbollistet prishtinase në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) do të takohen me Vardarin e Shkupit. Prishtina në ndeshjen e parë do të jetë vendase.Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Prishtinë, ndërsa e kthimit […]